Skip to content

I shërbyen të moshuarës së infektuar, konfirmohen me Coronavirus 3 mjekë në Korçë

Gazeta “Shqip” mëson se janë konfirmuar tre raste të reja me Covid-19 në qytetin e Korçës.

Burimet bëjnë me dije se ata janë një mjek dhe dy infermiere që janë kujdesur për një grua të moshuar të infektuar.

Gjendja vijon të jetë kritike në vendin tonë, me rastet që shtohen dita-ditës.

Mjekët e njohur si dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje të vazhdueshme për të bërë kujdes pasi virusi është ende mes nesh.

Ata theksojnë se përdorimi i maskave dhe ruajtja e distancës me të tjerët janë thelbësore për mbrojtjen nga Coronavirus.

/shqip