Në një intervistë për “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Fatos Kopliku, pedagog në SHBA foli për situatën e koronaviruist. Ai tha mes të tjerash se situata në SHBA nuk është e mirë dhe se kurba është ende në rritje. Ndërkaq, në gjykimin e tij, një person që shërohet nga Covid-19 fiton imunitet.

“Një njeri që arrin dhe shëndoshet fiton imunitet sepse trupi e lufton virusin. Që ky virus të përballet me trupin prapë sistemi imunitar do ta eleminojë në një kohë rekord të shkurtër’, u shpreh ai.

Pjesë nga intervista:

Situata nuk është e mirë, kurba është në rritje. Nuk ka arritur majën e vet. Por kjo është diçka që pritej dhe është diçka që ndodh me çdo sëmundje infektive.

Kur mund të ketë kulmin pandemia në SHBA?

Sipas të dhënave statistikore ajo pritet që mund të jetë nga një jam deri 2. Por tabloja do të bëhet më e qartë ndoshta pas një jave. Shenjat e para kanë qenë që në fillim të janarit, por numri ishte shumë i vogël. Por në mars numrat filluan të rriten, dhe tani flasim mbi 400 mijë raste.

Që nga data 10 mars deri tani, janë prekur më shumë se 400 mijë. Megjithatë ju thoni se kjo shifër mund të fillojë të rritet deri në 2 javët e ardhshme?

Në të dhënat e sotme do të shihni se këto numra do të jenë më të lartë. Dhe pritet që të vazhdojë edhe për 10 ditë të tjera.

Unë doja të dija nga ju si biolog. Si vepron Covid-19?

Disa njerëz që janë të huaj, por nuk janë të aftë të shumohen vetë, megjithatë kanë receta gatimi, por që futen në shtëpitë  e të tjerëve. Dhe në momentin që futen duken si njerëz të afërt dhe njerëzit i lejojnë të hyjnë brenda, dhe në momentin që i lejojnë brenda këta njerëz zaptojnë kuzhinën dhe të gjitha objektet që janë aty do të gatuajnë sipas recetës që ata kanë nevojë. Dhe në momentin që shumohen e bëjnë shtëpinë lëmsh, ndoshta i vënë edhe flakën dhe pastaj dalin. Por pak a shumë kështu është veprimi virusit. Ai futet në qelizë, e zapton dhe kur merr qelizën për tu shumuar dhe në këtë moment e vret qelizën që e zaptoi.

Po mënyra e përhapjes, ne deri tani dimë distancimin fizik. Sipas opinionit tuaj cila do të ishte masa më efikase për tu mbrojtur?

Është përsëritur disa herë dhe jam i sigurt që është dëgjuar disa herë. Por izolimi, se janë spërklat, kalon në mënyrë ajrore prandaj ekziston një distancë. Të evitohen vendet ku kanë qenë shumë njerëz. Megjithatë nuk është si Sarsi i 2003 ku kishte 10% fatalitet. Ndërsa i Covid është 0.06%.

Mendoni se njerëzit që e kanë kaluar Covid kanë krijuar imunitet?

Absolutisht. Kjo është diçka që ndodh me të gjithë viruset. Një njeri që arrin dhe shëndoshet fiton imunitet sepse trupi e lufton virusin. Që ky virus të përballet me trupin prapë sistemi imunitar do ta eleminojë në një kohë rekord të shkurtër.

Ka teori të caktuara, sipas të cilave duke qenë një virus inteligjent, mendohet se nëse vjen në një formë tjetër, trupat që e kanë kaluar Covid janë të papërgatitur për të përballuar formën e tij të re.

Është e mundur. Viruset ndryshojnë herë pas here. Virusi Covid, është në një familje me gripin, por kur një njeri shëndoshet atëherë shëndoshet automatikisht do të marrë imunitet. A ekziston mundësia që pas 6 muajve, apo 1 viti ky virus të ndrushojë, kjo ekziston si mundësi.

Por ata që kalojnë Covid-19 nuk preken më nga Covid-19 thoni ju?

Po.

Në Shqipëri duket se kurba po bie. Në opinionin tuaj është një fazë e rrezikshme se njerëzit mund të dalin dhe nuk respektohen rregullat. Mund të kemi një rikthim të pandemisë?

Ekziston mundësia që nëse virusi në të vërtet nuk e ka arritur kurbën, atëherë njerëzit duke dalë i japin mundësi virusit të ketë një kurbë të dytë. Është mirë që të dhënat të jenë të besueshme dhe në momentin që kurba fillon dhe zbret nuk do të thotë se nuk infektohesh më, por është arritur një kthim që virusi nuk mund të shkojë në nivelin e më përparshëm. Por të kemi parasysh se është një virus unik, që çfarë do që thuhet është e bazuar në disa supozime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re