Nga Mentor Kikia

Operacioni forca e ligjit është tema kryesore e diskutimeve, jo vetëm
publike sot. Falë një gjetjeje PR, policja bjonde me syze të errëta u
bë magneti i kësaj risie shtetërore.

Ne shqiptarët kemi të gjithë arsyet të jemi dyshues ndaj çdo gje që
bën qeveria apo shteti. Por unë dua të jem në anën e këtij operacioni
kësaj radhe. Pa pjesën e showt, patjetër.

Unë nuk i kam inat të pasurit. Por, për ata që kanë ndërtuar hotele,
resorte, apo saraje luksi, duke shitur dr.ogë, duke shfrytëzuar vajzat
si pro.stituta, duke vr.arë e gra.bitur, duhet bërë edhe “drejtësi
financiare” veç asaj pe.nale(nëse është bërë). Unë nuk i kam inat ata që
kanë makina të shtrenjta, pse makina ime rri më shumë me mekanikun se
me mua, por ata që shpenzojnë qindra mijëra euro për një makinë, nga
paratë e dro.gës, pro.stitucionit apo kr.meve të tjera, duhet ti
nënshtrohen edhe “drejtësisë financiare”.

I keni parë vajzat e bukura të ekranit, muzikës apo modës(modele
thonë të gjitha që janë, por se di ku sfilojnë), që pa punuar fare apo
me ca punë modeste ngasin makina nga 200 a 300 mijë Euro? I keni parë
postimet e fotove që u kapin “paparacët”, ndërsa pushojnë në vendet më
luksi të botës, apo nëpër jahte? Pas tyre janë shpesh sponsorët e parave
të dr.ogës dhe kr.imit.

Unë se kam inatin me vajzat, por ato janë sot modeli i rinisë. Ato
ftohen nëpër emisione e studio për të treguar “eksperiencat” e Dubait e
ishujve Maldive, ndërsa vajzat e vërteta plasin kokën pas librave për të
marrë rezultatet më të mira, e nesër nuk gjejnë dot punë.

Paraja e kr.imit ka shkatërruar hierarkinë e shoqërisë, ka prodhuar
modelin më të keq të mundëshëm. Paraja e kr.imit shkatërron konkurencën,
pasi dikush përllogarit çdo qindarkë në një investim, e dikush lan në
ar parmakët e shkallëve.

Po kaq kontribues sa bota e krimit në këtë deformim të shoqërisë,
është edhe bota e ko.rruptuar e politikës dhe pushtetit. OFL ka bërë
shumë mirë që nuk e ka në fokus këtë grup, pasi do të paragjykohej
menjëherë. Të shpresojmë që do të jetë SPAK që do tua numërojë makinat
politikanëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re