TIRANË- Detaje të reja dalin në dritë për rastin e korrupsionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet. Dy persona, një mjek dhe tekniku i imazherisë, u vunë në pranga me dyshimet se u kërkonin para qytetarëve për të kryer skaner.

Gazetari i Abcnews, Ermal Vija thotë se këta persona u kanë kërkuar qytetarëve shumë të ndryshme për të marrë shërbimin e skanerit. Kjo shumë sipas të dhënave varionte nga 100-150 mijë lekë të vjetra.

Ka qenë një prej qytetarëve, i cili ka kallëzuar mjekët në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa kjo e fundit i ka mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh. Tashmë pretendohet se janë mbledhur të dhënat e mjaftueshme, që implikojnë këta dy persona në skemën e korrupsionit.

“ Në tre javët e fundit iu kanë kërkuar qytetarëve shuma të ndryshme për të kryer skaner. Ata u kërkonin nga 100-1500 mijë lekë të vjetra qytetarëve. Në fakt ka qenë kallëzimi i një qytetari drejtuar prokurorisë dhe më pas hetimet kanë çuar në pranga mjekun dhe teknikun e imazherisë”, raportoi gazetari./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re