Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dosjen për Altin Lamçen, i cili goditi me mjet të mprehtë 40-vjeçarin Klavio Lika, duke i shkaktuar dëmtime të rrezikshme për jetën.

“Nga hetimi i zhvilluar në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u provuar se shtetasi A.L., më datë 05.05.2024, rreth orës 11.30, për motive të dobta, ka goditur me mjet mprehtës shtetasin K.L duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime të rrezikshme për jetën”, njoftoi organi i akuzës.

Ndaj 50-vjeçarit është akuza për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativ.

 

Njoftimi i Policisë:

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq shtetasin A.L., për ‘Vrasje me dashje, mbetur në tentativë’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.652, viti 2024, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A.L.

Nga hetimi i zhvilluar në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u provuar se shtetasi A.L., më datë 05.05.2024, rreth orës 11.30, për motive të dobta, ka goditur me mjet mprehtës shtetasin K.L duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime të rrezikshme për jetën.

Nga hetimi rezultoi se i pandehuri A.L. ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal, kryer në dëm të viktimës K.L

Në përfundim të hetimit për këtë procedim penal, Prokuroria ka marrë të pandehur shtetasin A.L dhe ka dërguar për gjykim procedim në ngarkim të tij.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për një hetim të plotë dhe gjithanshëm të kësaj ngjarje, me qëllim vënien para përgjegjësisë së personave që kryejnë krime kundër shëndetit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re