Ndonëse i shkarkuar dhe në hetim për mosdeklarim të dënimeve penale, Agim Kajmaku, ish-kryetar i bashkisë së Vorës vazhdon të bëjë fushatë për Partinë Socialiste.

Eshtë Vojo Bregu, koordinator i LSI-së në Vorë, ai që bën denincimin duke publikuar edhe foto.

STATUSI I PLOTE

Unë mendoj që Partia Socialiste në Vorë, nuk ka pse të ketë turp, për të nxjerrë në foto, ish kryetarin e bashkisë të shkarkuar nga KQZ, për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Ai siç e dinë të gjithë në Vorë, është i angazhuar maksimalisht në fushatë, merr pjesë në mbledhje partie, takime me elektoratin, kështu që PS dhe deputetët e saj, të angazhuar në Vorë, ia kanë borxh ta nxjerrin një herë të vetme me fytyrë në foto.

P.S. Shpresojmë mos ta lajnë borxhin duke e bërë prapë kryetar bashkie siç i kanë premtuar së fundmi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re