Shoferi i makinës “Touareg” që shkaktoi dy aksidente brenda pak minutash në Vlorë është ish drejtori i doganës së Fierit, Arlind Lagji. Mësohet se ai është shkarkuar disa muaj më parë pas një skandali publik në qytetin e Fierit. Ish drejtori i doganës është ndaluar nga policia në vendngjarjen e dytë.

Sipas informacioneve të policisë, Arlind Lagji ka përplasur fillimisht në rrugën “Gjergj Aranitit” një këmbësore rreth 60 vjeçare, është larguar nga vendngjarja e më pas është përfshirë në një tjetër aksident në rrugën transballkanike. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Lagji ka qenë nën efektin e alkoolit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re