Skip to content

I shoqëruar nga bashkëshortja, Bajram Begaj voton në shkollën “Kongresi i Lushnjes”: Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci! Këto votime janë të qytetarëve, jo të partive





Presidenti Bajram Begaj ka votuar në orët e paradites së sotme në shkollën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, në qendrën e votimit ku votohet në mënyrë tradicionale, me fletë votimi.

“Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci. Është dita e zgjedhjeve. Unë ushtrova detyrën time si qytetar. Çdo shtetas i republikës së Shqipërisë me të drejtë vote sot ka ditën që të dëgjohet që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshimin.

Unë e kam thënë që këto votime nuk janë të partive politike. Këto janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha Bajram Begaj pasi votimit.

“”