Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërirtur në Elbasan, në restorantin ku pritet të darkojë me Edi Ramën.
Raportohet se mbërritja e tij ka qenë më vonë nga çfarë ishte planifikuar për shkak të situatës së krijuar nga protesta e sotme e cila u organizua nga Berisha, kundër vizitës së Vuçiçit.
Pjesë e darkës pritet të jetë edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev i cili do t’u bashkohet pak më vonë. Ndërkohë, objekti kryesor i takimit të tyre do të jenë marrëveshjet në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” për të cilin u protestua sot para Kryeministrisë.
