Skip to content

I shoqëruar nga zyrtarë të lartë të policisë së shtetit, Bledi Çuçi qëndron 10 minuta në shtëpinë e Klodian Rashës. Çfarë i tha familjarëve

Ministri i sapoemëruar i Brendshëm, Bledi Çuçi ishte për vizitë në familjen e Klodian Rashës për ti shprehur ngushëllimet për humbjen e 25-vjeçarit.

Vizita zgjati rreth 10 minuta dhe Çuçi ishte shoqëruar nga drejtori i SHÇBA, Muhamet Rumbullaku dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit. Çuçi shprehu mirënjohje për qëndrimin dinjitoz të familjes gjatë gjithë këtyre ditëve e në veçanti përgjatë ditëve të protestave.

Kanë kaluar vetëm tre ditë që Bledi Çuçi ka marrë zyrtarisht postin e Ministrit të Brendshëm pas largimit të Sandër Lleshajt.

Lleshaj dha dorëheqjen pas vrasjes së 25-vjeçarit nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, ngjarje që tronditi vendin dhe u pasua me protesta të dhunshme që zgjatën 7 ditë.

Më herët, në familjen Rasha ka shkuar më herët kryeministri Edi Rama, ministrja Elisa Spiropali dhe Sandër Lleshaj. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb