Skip to content

I shoqi u gjet pas 5 ditësh kërkime në minierë, gruaja në lot: E përcolla tek porta, një copë bukë i dhashë”

Screenshot 122 1

Mëngjesit e 15 shtatorit, ai do të dilte për t’u ngjitur në minierat e kromit, atje ku punonte prej 37 vitesh. Pak para nisjes, e përcjell e shoqja e cila i jep ushqim. Muharrem Plaku largohet, pa e ditur se ajo do të ishte dita e fundit që do të shihte familjen.

Screenshot 118 1

Një shembje në galerinë ku po punonte tekniku 60 vjeçar, solli bllokimin e minierës e po ashtu i mori jetën Muharremit. Pas 5 ditësh gërmimesh e kërkimi, u bë e mundur gjetja e rikuperimi i trupit të të ndjerit.

Screenshot 119

Muharremi ishte viktima e 59 në 8 vitet e fundit në minierat e Bulqizës, ndërsa e shoqja dha një interviste për median. Me lot në sy ajo shprehet se i ka rënë një bombë në shtëpi.

Screenshot 123

“Mua më ka rënë bomba në shtëpi, ka lënë kalamajtë rrugëve. Mua ma shkatërroi jetën, më ka shkatërruar si shtëpi.”-tregon e shoqja.

Screenshot 120 1

“Ka 37 vite në minierë, që kalama ka shkuar në minierë. Gjithë jetën e vet aty ka punuar, që kalama i vogël është futur.”-thotë një tjetër e afërme e të ndjerit.

E kam përcjellë këtu te porta me një copë bukë në xhep,” shprehet e shoqja e të ndjerit mes lotëve

E shoqja e Muharremit tregon se ai përherë e merrte në telefon, për t’i treguar se kishte dalë nga galeria. Veçse kësaj here, 60 vjeçari nuk mori në telefon.

“Kur dilte prej pune më merrte në telefon “Dola prej galerie.” Atë ditë nuk më çoi zile, kur thotë çuni “O ma është babi im,” tregon ajo mes lotësh.

Lajmi u përcoll nga Tvora/ Përshtati me shkurtime: Shqiptarët për Shqiptarët.info