Faruk Fatih Ozer, shtetasi turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri.
Ky shtetas akuzohet se ka mashtruar mijëra shtetas turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin.
Faruk Fatih Ozer prej kohësh ishte i shpallur në kërkim dhe kërkohej nga autoritetet ndërkombëtare.
Mësohet se arrestimi i tij është bërë gjatë një operacioni nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit.
Shtetasi turk, dyshohej se ishte strehuar në lagjen 5 maji në Elbasan.