I shpallur në kërkim nga Belgjika arrestohet në pikën kufijtare në Morinë shtetasi me inicialet A.V 52 vjeç.
Këtë të premte autoritete policore në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë arrestuar një 52-vjeçar në pikën kufijtare në Morinë, pasi ishte i shpallur në kërkim nga shteti i Belgjikës.
Sipas njoftimeve të policisë 52-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Frenge e Shkallës së Parë e Brukselit në Belgjikë ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar, nga shqiptarit për veprën penale “Vrasje e mbetur në tenativë”.
Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
Njoftimi i policisë:
Morinë, Kukës / Vihet në pranga një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika .
Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin Belg.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
A.V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tenativë”.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
/faxweb
