Një 38 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për plagosje dhe grabitje me armë ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Xhabija” është bërë i mundur ndalimi i Agron Ndocit, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali, më datë 08.05.2023, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re