Mëngjesin e sotëm Policia ka vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës 41 vjeçarin nga Kosova i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Imrush Junuzi, 41vjeç, banues në Gjilan të Kosovës u arrestua nga Policia Kufitare dhe do të ekstradohet drejt Bullgarisë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Bullgarisë.
Njoftimi i Policisë:
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Imrush Junuzi, 41vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Bullgarisë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Bullgarisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
…
/faxweb
