Skip to content

I shpallur në kërkim pasi futi sende të palejuara në burg, arrestohet narkotrafikanti shqiptar nga Vlora

Njoftimi i plotë i policisë: DVP Vlorë

Policia vë në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin R. H., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja e sendeve të ndaluara në IEVP”

/faxweb