Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy shtetas ditën e sotme, ku njëri ishte i shpallur në kërkim më parë për dhunë në familje. 44-vjeçari A.H është vënë në pranga për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po ashtu është arrestuar 18-vjeçari E.B pasi i është gjetur kanabis gjatë kontrollit fizik

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Nga specialistët për Heitmin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. H., 44 vjeç, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin E. B., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Për këtë rast u procedua penalisht edhe shtetasi J. K, 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
—-
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin P. Q., 50 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi në Bradashesh, ka hedhur mbetje të ndryshme, të cilave më pas i ka vënë zjarrin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko