Skip to content

I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet i riu

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, bën kapjen dhe arrestimin në flagrancë të një 24 vjeçari të shpallur në kërkim për mashtrim.

 

24 vjeçari I arrestuar është shtetasi me inicialet R.C., banues në Barbullinjë, Lushnje.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Korçë ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një kallëp eksplozivi (tritol) dhe një dorezë përforcuese boksi metalike.