Një 27-vjeçar i akuzuar për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje” është arrestuar nga policia në Kurbin në kuadër të operacionit të koduar “Sanxhaku”. Ai është shtetasi Kadri Kurtaj, 27 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 14.08.2021, në qytet Laç, për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri E. P.(T) dhe më pas është larguar nga vendngjarja për në banesën e dajës së tij, A. K.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia për kapjen e 27 vjeçarit, në banesën e A. K., i cili u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes më datën 14 gusht 2021, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se K. K.(I) kishte plagosur 25 vjeçarin shtetasin E.P.(T).

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re