Një 38-vjeçar nga Tropoja është vënë në pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 38-vjeçari i indetifikuar me inicialet R.H ka qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në fshatin Sopot. Ngjarja ka ndodhur më datë 25.05.2020 dhe brenda lokalit ndodheshin shtetasit B. Rr. dhe G. Rr, të cilët dyshohet se ishin shënjeshtrat e atentatit.

Në përfundim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit R. H. dhe G. K. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi G. Rr., i cili është kundërpërgjigjur me armë nga brenda lokalit, pas konfliktit për motive të dobëta.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasve G. K. dhe G. Rr.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re