Ka marrë fund arratia e një shtetasi shqiptar, i cili kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge.

Sipas medieve italiane, 34-vjeçari ishte dënuar me dy vite e gjysmë burg.

Ai u gjet nga Karabinierët e Padernos, të cilët ekzekutuan urdhrin e ndalimit që ishte lëshuar qershorin e kaluar kundër shqiptarit.

Pas një sërë kontrollesh, 34-vjeçari u gjet brenda një shtëpie në Garbagnate, në shoqërinë e një shtetasi brazilian 33-vjeçar, i cili u procedua në gjendje të lirë për dhënie ndihme./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re