FOTO ILUSTRUESE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Greqi. Protothema shkruan se një grua ka raportuar në polici ish-bashkëshortin e saj pasi e kishte përdhunuar brenda në shtëpi.

Sipas informacioneve, gjithçka ndodhi kur burri me origjinë shqiptare e vizitoi mbrëmë në shtëpinë ku ajo jeton me djalin e tyre 4-vjeçar. Gruaja ka treguar në polici se ishi i saj i kishte kërkuar të ribashkoheshin por kjo nuk kishte pranuar. Por nga frika se ai mund ta lëndonte ajo nuk kishte reaguar fare kur ai e përdhunoi.

Shqiptari u mor në paraburgim dhe do të merret në në pyetje nga policia për të dëshmuar në lidhje me këtë incident. Gruaja ngriti një padi për incidentin me ish-partnerin e saj, ndërsa vetëm pak ditë më parë kishte raportuar në Drejtorinë e Sigurisë së Athinës dhunën që ai ushtronte ndaj tyre. Shqiptari akuzohet për trafik droge dhe ndaj tij kishte edhe një urdhër arresti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re