Policia e Beratit, ka vënë në pranga 41-vjeçarin Dh. Gj., (P) pasi ishte shpallur në kërkim.

Uniformat blu bëjnë me dije se Gjykata e rrethit gjyqësor Berat, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Njoftimi:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Dh.Gj.(P.), 41 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Ky shtetas, në muajin maj 2022, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, ka goditur me sende të forta shtetasin V. B.

(BalkanWeb)


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re