Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i cili është shpallur “non grata” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar pamje të vizitës së ish-presidentit amerikan George H. W. Bush, ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush dhe familjes së tij në Shqipëri, 25 vite më parë.
Në rrjetet sociale, Berisha shkruan se asokohe ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë erdhën për një vizitë miqësore në Vlorë.
“25 vjet me pare, ish Presidenti George H. W. Bush dhe ish Zonja e pare Barbara Bush dhe e gjithe familja e tij te madhe se bashku me ish Sekretarin e Shtetit, Colin Powell erdhen per nje vizite miqesore ne Vlore. Kete vizite e ka perjetesuar shume bukur ne memorjet e saj ish Zonja e pare Barbara Bush. sb”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se Berisha është shpallur para pak muajsh ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nën akuzën e korrupsionit.
