Pak ditë më parë, ekzekutori i katër policëve, Dritan Dajti fitoi gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, duke i shpëtuar burgimit të përjetshëm.

Trupi gjykues ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, lidhur me ngjarjen e 7 gushtit 2009 ku mbetën të vrarë policët Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani.  Duke qenë se Dajti ka qëndruar për 10 vite në burg, atij nuk i kanë mbetur tashmë më shumë se 10 vite heqje lirie.

Por, kush janë gjyqtarët që firmosën për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin?

Sipas BW,  vendimi rezulton të kenë votuar Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, kurse gjyqtarët nga Shkodra Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër vendimit.

Ndërkohë, asnjëri prej gjyqtarëve nuk e ka kaluar ende procesin e vettingut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re