Notarja amerikane Anita Alvares humbi dje ndjenjat gjatë provave në Botërorin e Notit, duke shkaktuar panik të madh.

 

Alvares u shpëtua nga trajnerja e saj, e cila nuk u mendua 2 herë dhe u hodh në ujë. Vetë trajnerja Andrea Fuentes foli për mediet.

 

“Ishte një frikë e madhe. Isha e frikësuar sepse e pashë që ajo nuk merrte frymë, por tani po ecën shumë mirë. Ajo kishte vetëm ujë në mushkëri. U ndjeva sikur kishte një orë të tërë ashtu. Thashë se gjërat nuk ishin në rregull, u bërtita rojeve të plazhit të futeshin në ujë, por ata nuk e kuptuan atë që thashë” – tha ajo.

 

Lajmi është bërë publik nga të gjitha mediat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re