Një zonjë kërkoi ndihmë gjatë momenteve kur avioni po ulej në aeroport. Një 17 vjeçar kishte pësuar ngulfatje pasi kishte gëlltitur gjuhën. Ish- ushtari i UÇK-së Ridvan Tahiri ishte në avion dhe shkoi të ndihmojë 17 vjeçarin, së bashku me disa bashkëudhëtarë të tjerë shqiptarë. Fatmirësisht, ish- ushtaraku i UÇK-së ka mundur t’i hapë nofullën e t’i nxjerrë gjuhën të riut, i cili në ato momente kishte humbur vetëdijen.

Së bashku me Ridvan Tahirin ishte dhe gazetari Festim Beqiri, i cili ka mundur të filmojë momentin kur adoleshentit i rivjen vetëdija.

“Në ato momente, kanë qenë duke biseduar me stjuardesën. Unë nuk jam doktor, po është përvoja që kam patur njëherë. Ai kishte gëlltitur gjuhën. Duke i kontrolluar kyçet, duhet mandej me i fol, me i ba masazh që të mos humb vetëdijen. Kam biseduar me babain e tij në Gjermani, me gjyshin e tij, me dajallarët e tij. Dua ta kem një takim me të. Unë kam një përvojë me vëllain tim, që kur ka parë trupat në Drenicë nuk ka pasur një përvojë të mirë psiqike”, u shpreh Tahiri në një lidhje për abc.

“Fillimisht nuk e kuptuam se çfarë po ndodh, po pas 10 minutash kuptuam që situata po ndërron. Unë djaloshin e njoh se jetojmë në të njëjtën qytetet. Ai është futbollist. Kur e pash, bisedova me të, ishte i mavijosur. E kam ndihmuar familjen e tij me bagazhet. Kur e kam parë kam qenë shumë i hutuar pasi e njihja djalin. Falenderoj Rikin për ndihmën që ka dhënë dhe stjuardesat, të gjithë”, tha gazetari Festim Beqiri.

17 vjeçari i ka dërguar një videomesazh Ridvanit, në shenjë falenderimi, një mesaz që e ka përlotur ish ushtarin e UÇK-së.

“Përshëndetje, desha me e falenderu Ridvan Tahirin. Në ato momente, ai ka qenë shumë i rëndësishëm për mu, se prej hakut të tij unë munden tani me fol. Mu duk sikur po flija, e kur jam çuar, e kuptova. Tani doja të të them shumë faleminderit Ridvan, familja ime shumë të falenderon dhe kam qejf të të kap për qafe sepse më shpëtove jetën. Shihemi shumë shpejt.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re