Të enjten e javës së kaluar, një aksident në Qafën e Muzinës (rruga Gjirokastër- Sarandë) i mori jetën 5 personave. Të gjithë viktimat ndodheshin në një furgon pasagjerësh, i cili pas një aksidenti me një fuoristradë doli nga rruga dhe ra nga një lartësi e konsiderueshme. Mrekullisht, Greta D. i shpëtoi këtij aksidenti tragjik.
Këtë të martë Greta ka dhënë një prononcim për median. 24 vjeçarja ka pësuar frakturë në njërin krah, teksa tregon se nuk është shtatzanë, siç u raportuar gjerësisht në media ditën e aksidentit.

“Kam kryer nje operacion ne krahe per shkak te fraktures humerale. Une po shkoja ne Sarande per te ndenjur prane disa familjareve te mi. Gjithcka ka qen shume normale, pergjat gjith rruges. Mbase per disa klikime me shum me bene shtatezene. Pa menduar se cfare demi moral mund te shkaktonin . Pervec kesaj nuk kam fol me asnje gazetar ose me ndonj qe e quan veten te tille. Madje para se te me transeferonin ne Tirane ka ardhur nje grua ne dhomen e spitalit me telefonin ne dor duke filmuar dhe direkt me pyetjen A mund te me thuash sa me fat ndihesh qe je gjall. Hiqe at telefon i thash se nuk dua te dal ne asnje nga lajmet tua dhe nje nga familjaret e mi ia ka heq nga dora Po kalon gati java , dhe shof e lexoj me mijra budallalliqe. Dhe dicka tjeter qe me ka ber pershtypje , Ka qen fakti qe askush nga familjaret e asaj goces qe mesa kam par eshte len ne burg pa arrest Qoft per moral te interesohej qe dikush ishte gjall. Nuk ka ndonj rendesi te madhe sepse me shum mundesi sic ndodh rendomte ne Shqiperi ka ceshtje me te rendesishme , si te dal nga burgu meqe faji ka ngelur jetim ne kte rast.”

