Shtrembërimi i fjalëve të ambasadores Yuri Kim nga disa media, për një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, ka bërë që kryediplomatja amerikane të reagojë disa herë.
Ditën e sotme, intepretimet e deklaratës së Kim kanë vijuar, këtë herë nga Artur Zheji, ndonëse ambasadorja e SHBA e sqaroi se çfarë nënkuptonte.
Kim ka postuar pak çaste më parë videon me interpretimin që Zheji i ka bërë deklaratës së saj, dhe shkruan se kjo “s’është ajo që thashë apo nënkuptova”.
“Kjo NUK është ajo që thashë / mendoja. Ja çfarë thashë: SHBA NUK mbështet ndonjë kandidat apo parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron ata që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”!
Ambasadorja Kim tha dhe mëngjesin e sotëm se kishte parë disa tituj “keqinformues” që në fakt e kishin paraqitur deklaratën e saj sikur shprehte preferencë për një forcë politike.
“Unë shoh disa tituj keqinformues. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. Shtetet e Bashkuara NUK mbështesin ndonjë kandidat ose parti të veçantë – Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e qytetarëve për të bërë të ditur vullnetin e tyre përmes votës së tyre.
Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit”, sqaron diplomatja e SHBA”, deklaroi Kim menjëherë pas intervistës në emisionin Përballë, mbrëmjen e djeshme me gazetarin Lutfi Dervishi.
This is NOT what I said/meant. Here’s what I said:
does NOT support any particular candidate or party.
supports the right of citizens to express their will through their vote.
warns those denying this right by buying votes or intimidating voters. https://t.co/iBHBW1qogQ
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 14, 2021

does NOT support any particular candidate or party.