Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës së Tiranës është vendosur që kryetari i PD-së ështrë një dhe i vetëm, pra Komisioni i Rithemelimit.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha zbuloi se i ka “shtrirë dorën” e bashkëpunimit gjatë një takimi me Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit por oferta e tij u refuzua. Më pas Berisha vijoi teksa thotë se Alibeaj nuk mund të quhet kryetar i komanduar i PD-së pasi ka bërë shkelje të rëndë duke paditur PD-në në Gjykatë.

Pyetja: Alibeaj platformë bashkimi i PD nga baza në qendër, të ndërprisni zgjedhjet për kryetarët e degëve dhe a do të anulohet Kuvendi i 30 prillit?

Sali Berisha: “Edi Rama loz me fasadën, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës të shtyrë më shumë se 3 muaj njeriu i parë që kam takuar që i kam “shtrirë dorën” ishte kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gaz Bardhi. U ula i pari me ata për të dhënë mesazhin e shkëputjes nga një periudhë normale të përçarjes së PD-së. Njeriu që e krijoi u largua duke marrë të gjitha përgjegjësitë por kjo ofertë gjeti refuzimin e zotit Alibeaj. Zoti Alibeaj jo vetëm refuzoi ofertën por i urdhëruar nga Eid Rama përmjet Lulzim Bashës paditi PD në gjykatë. Më lejoni tu bëj me dije se partia që është absolutisht nuk ka qenë palë dhe kodi i procedurës civile përcakton në mënyrë të kristaltë se kush mund të paraqesë ankim ndaj vendimit të gjykatës. Alibeaj nuk ka asnjë tagër të firmosë një dokument përvecse për kohën si kryetar i grupit parlamentar. Kryetari i DP dha dorëheqjen , kurse kryetari akual ëhstë vetëm një, Komisioni i Rithemelimit si kryetar kolegjial.

Në këtë koncept u detyrova ti themAlibeajt se për ne nuk je kryetar i grupit parlamentar sepse ke bërë shkelje të rëndë ke paditur në shkelje me ligjin PD. Si mund të pretendojë të paraqesë një plagtformë një bashkëpuntor i ramës në akte kundërshtuese ndaj PD. Unë vlerësoj qëndrimet e deputetëve të PD nga baza në qendër po ka një parim themelor. Grupi parlamentarështë grupi i PD dhe jo PD e grupit parlamentar , janë gjëra që ndahen në themel. Depuytetë të PD janë anëtarë të këshillit kombëtar dhe do të jenë anëtarë të kryesësë së degëve nga zonat të cilat ata janë deputet. Strukturat e Partisë zgjedhin organet e tyre drejtuse. Kështu që nuk ka asnjë komision që mund të diktojë atyre degëve që të zhvëhen ato zgjedhje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re