“Sot kemi surprizë, një gjë të bukur që do të bëjmë.  Sot vëllezër e motra kemi diçka shumë të veçantë. Ata që do të vijnë këtu për iftar, më kujtojnë prindërit e mi dhe të Fatmës.”

Kështu u shpreh Elvis Naçi, të cilin kësaj here e gjejmë krejt ndryshe. Në krah të Fatmës, Elvisi po shtron një iftar në shtëpinë e rikonstruktuar të dy të moshuarve nga Durrësi, nënë Hajries dhe të shoqit, Nuzit.

Të moshuarit ende nuk e kanë parë shtëpinë dhe kanë jetuar për disa kohë në një tjetër banesë me qira derisa puna të përfundonte.

E ku ka më mirë sesa të festosh gëzimin për shtëpinë e re, në muajin e shenjtë të Ramazanit. Një gëzim i veçantë në veçanti për gjyshe Hajrien, një besimtare e vërtetë që ka kaluar sprova të mëdha. Nënë Hajria gëzohet tej mase kur hyn në shtëpinë e saj të rikonstruktuar, teksa përqafon Fatmën dhe Elvisin.

Tashmë i pret një iftar i bollshëm dhe lutjet drejtuar Zotit, i bën vetë gjyshe Hajria. Fjalët e saj kumbojnë në zemrat e Elvisit e Fatmës. E mbase për Elvisin është një ndër ato të pakta herë, ku ai nuk e kryen lutjen, por e dëgjon atë.

Ndiqeni në këtë klip lutjen që i del nga zemra nënë Hajries

Në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” Elvisi u shpreh se u lumturua shumë kur takoi këtë çift të moshuarish dhe kur dëgjoi lutjet e nënë Hajries, pasi ato fjalë vinin nga zemra e shpirti i saj.

“U kënaqa sepse më bjen “barra” mua përherë që të bëj lutjet e të tjerët të thonë amin. U kënaqa shumë që ajo po bënte lutjet e unë thoja amin. E rëndësishme është se lutja duhet bërë me zemër e me shpirt. Pejgamberi ka thënë lutjuni Zotit duke qenë të bindur se do të ketë përgjigje. E nënë Hajria i bënte lutjet e mira dhe ne shpresojmë që lutjet të pranohen, jemi dhe në muajin e Ramazanit.”-tha Elvisi.

Shqiptarët nuk i lanë më të vetmuar! Shikoni shtëpinë e rindërtuar për dy të moshuarit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re