Meqenëse shumë persona që punojnë me informacionin kanë punuar nga shtëpia për gati dy vjet, jashtë lupës së zhbirimit të menaxherit të tyre, një numër në rritje njerëzish po marrin përsipër në heshtje punë të dyta me kohë të plotë.

Ambientet e rehatshme të shtëpisë u kanë mundësuar punëtorëve që të bëjnë fshehurazi dy punë në distancë në të njëjtën kohë, dhe disa prej tyre po nxjerrin qindra mijëra dollarë shtesë në vit.

Një punë shtesë mund të bëhet një rrjet sigurie i të ardhurave dhe përvojës shtesë – mjete të dobishme në një epokë të shkurtimeve masive, pasigurisë ekonomike dhe mirëqenies së punëtorëve, e cila nënvlerësohet vazhdimisht.

Megjithatë, marrja e një pune shtesë me kohë të plotë është një zgjedhje e guximshme që kërkon marifet dhe oreks për rrezik. Disa punëtorë që po bëjnë hapin e tepërt të punësimit e bëjnë këtë për të rimarrë një ndjenjë kontrolli, ose për të luajtur një sistem që ata besojnë se i ka shfrytëzuar për një kohë të gjatë.

Nuk është e pazakontë të dëgjosh për punëtorë që ndërmarrin biznese shtesë ndërsa punojnë në punë me orar të plotë: shitjen e bizhuterive në Etsy, ngasjen me Uber pas punës me kohë të plotë, montimin e mobiljeve gjatë fundjavave me TaskRabbit. Por ‘punësimi i tepërt’ është i ndryshëm: një punonjës mund të mbajë punë të njëkohshme, të ndara me kohë të plotë, të përfunduara në kompjuterë të ndryshëm.

Mbipunësimi nuk është një fenomen krejtësisht i ri. Ka qenë një “sekret i hapur” në industrinë e teknologjisë për vite me radhë, thotë një punëtor i mbipunësuar në të tridhjetat e tij në zonën e Gjirit të SHBA, i cili njihet me emrin “Isaac” në komunitetin e punësimit të tepërt. Ai ka dy vjet që punon, dhe thotë se fiton më shumë se 600,000 dollarë duke e bërë këtë.

Në Prill 2021, Isaac lançoi Overemployed, një faqe në internet me artikuj se si të lundroni duke mbajtur punë të shumta në distancë. (Rregulli numër një? Mos flisni për mbajtjen e punëve të shumta në distancë.) Ai thotë se gjatë 20 viteve të fundit, disa punëtorë kanë shfrytëzuar xhepa në industrinë e teknologjisë që ishin miqësore me distancën shumë kohë para pandemisë.

Por tani, pasi më shumë punëtorëve në fusha në të gjithë botën u është dhënë mundësia të punojnë nga shtëpia, provat anekdotike sugjerojnë se më shumë njerëz po eksplorojnë stilin e jetës së punësimit të tepërt.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re