Konfiskohen pasur të konsiderueshme të Florenc Capjes, personazh I njohur I botës së krimit i cili ndodhet në Dubai, ndonëse i akuzuar zyrtarisht për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri më shumë se 10 vite me parë.

Ishte Gjykata e Posaçme që kërkoi konfiskimin e pasurisë së elbasanasit. Tashmë këto prona, në Elbasan dhe Pogradec, do të kalojnë në pronësi të shtetit dhe do të administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Më poshte lista e pasurive të konfiskuara:

• Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, në Udënisht, Pogradec;• -Pasuri e llojit truall me sipërfaqe 36.2 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 25.73 m2, në lagen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;• -Pasuri e llojit arë+truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 214 m2;• -Pasuri e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293.8 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;• -Pasuri e llojit truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 120 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;• -Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 720 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;• -Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 764 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;• -Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;• -Subjekt me aktivitet lavazh dhe bar-kafe, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

 

Vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera me burime kriminale, të cilat ky shtetas mund t’i ketë regjistruar në emër të tij apo të familjarëve të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re