Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një shtetas 24-vjeçar nga Kosova, i cili u kap në flagrancë duke ndihmuar një 28-vjeçar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

24-vjeçari i siguroi bashkëkombasit të tij një pasaportë false dhe leje qëndrimi zviceriane me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/ Vijon puna parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm ne DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar F. A., 24 vjeç, pasi ka ndihmuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme shtetasin kosovar A. G., 28 vjeç, duke i siguruar një pasaportë maqedonase dhe një leje qëndrimi zvicerane, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re