Skip to content

I skeduar dhe i proceduar për shpërndarje narkotikësh, pistat kryesore të hetimit për vrasjen e biznesmenit në Elbasan

WhatsApp Image 2025 11 30 at 21.49.24 1

ELBASAN- Biznesmeni Edmond Mahalla u ekzekutua në automjetin e tij sapo ka dalë nga biznesi i tij mbrëmjen e sotme.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për News24 se janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa dyshohet për dy të përfshirë.

Pista në të cilat po hetohen janë disa, pasi nga ana e policisë po hetohen edhe konflikte, ngjarjet e kaluar, pasi nga hetimet ka rezultuar i skeduar dhe i proceduar për shpërndarje të narkotikëve.

Ndërkohë sipas informacioneve, disa persona janë shoqëruar në policisë dhe disa prej dëshmitarëve kanë thënë se nuk kanë mundur të shohin sepse automjeti i viktimës ka qenë i parkuar pak më larg vendit ku ndodhej biznesi.