Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, Agron Gjekmarkaj është larguar nga seanca.

Ai u shpreh se ditën e sotme erdhi në komision vetëm për respekt mirëpo i duhej të largohej pasi nuk qëndonte dot më shumë për arsye shëndetësore.

Në fjalën e tij përpara kolegëve, Gjekmarkaj teksa kërkoi ndjesë për largimin, u shpreh se pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore kishte ardhur në mbledhjen e sotme për respekt institucional dhe njerëzor.

Pas largimit të tij, mbledhja e komisionit vijoi nën drejtimin e socialistit Petro Koçi.

“Përpara se t’ia japë fjalën zonjës ministre, desha të them se për arsye shëndetësore nuk e kam të mundur të rri më gjatë. Unë erdha këtu vetëm për respekt institucional dhe njerëzor.

Kam nderin t’ia kaloj drejtimin e seancës zotit Petro Koçi. Ju uroj punë të mbarë për sot dhe ju kërkoj shumë ndjesë për mungesën time”, tha Gjekmarkaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re