Ish kandidati për anëtar të Këshillit Kombëtar,Ajet Ramçaj ka qenë i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ku ka folur lidhur me zhgënjimin e tij sa i përket zhvilimeve të fundit brenda PD-së.

Ramçajtha se ishte i lodhur nga situata brenda partisë dhe se nuk do ta ndiqte më tej. Ai shprehu zhgënjimin e tij për anashkalimin e “grupimit të dhjetorit të ’90” që në Kuvendin e 11 dhjetorit upërcaktuan si organizatë partnere por u lanë në hije sa i përket përfaqësimit të tyre në Këshillin Kombëtar të PD.

Pyetje: Pse je i zhgënjyer, çfarë ndodhi, mbase për faktin që nuk u zgjodhe në Këshillin Kombëtar të PD?

Ramçaj: Jo në fakt nuk ka të bëjë më një arsye personale, është më tepër se kaq. Ndihem i prerë në besë pasi nuk është zbatuar vendimi i fundit i përfshirë në statutin e kuvendit të 11 dhjetorit ku grupimi i dhjetorit të ’90 përcaktohej si organizatë partnere e partisë Demokratike. Ne mbetëm jetim, mbetëm pa kuota siç i kanë grupimet e tjera. Një listë prej 10 vetash që ishte atje fitoi vetëm njëri.

Pyetje: Po ky është një fenomen që nuk ka ndodhur për herë të parë, pse pikërisht tani?

Ramçaj: Ne u përcaktuam me status si organizatë partnere dhe duhej të na jepnin kuotat, të krijonin modalitetet e duhura. Nuk është puna që nuk doli Ajeti por muamë shumë më ka mbetur hatri pse nuk dolën 4 apo 5 shokët e tjerë të grupimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re