Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun”, në Fax News, përballë moderatorit Rezeart Xhaxhiu.

Duke folur për incidentin e ditës së sotme në dyert e Ministrisë së Kulturës, teksa nuk u lejuan që të futeshin brenda përfaqësues të Aleancës për Teatrin, Adriana Kalaja tha se ata nuk kishin përse të pengoheshin pasi kishin shkuar në një institucion që paguhet me taksat e popullit dhe jo te familjarët e Ministres.

“Ne e kemi cituar në kërkesën e sotme, që pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës përbën vepër penale. Ministrja sipas nesh e ka agravuar veprën penale, sepse ka shpërdoruar dhe detyrën, sepse ministrja nuk mund të japë urdhër të mbyllen dyert e një institucioni. Ne nuk shkuam te familjarët e Ministrës, por në dyert e një institucioni që paguhet nga taksat tona”, tha Kalaja.

Ndër të tjera, Adriana Kalaja sqaroi se në Ministrinë e Kulturës donin të hynin vetëm ajo dhe Neritan Liçaj, duke shtuar se protestat e tyre kanë qenë gjithmonë paqësore.

“Nuk kemi bërë show në asnjë moment. Që nga momenti kur e nisëm kauzën, që nga momenti kur besuam që kauza është e drejtë dhe që nga momenti kur u prish teatri. Ne thamë se në atë shesh do të ndërtohet teatri siç ka qenë. Përse nuk u shqetësua SPAK 12 herë kur ne kemi dorëzuar kallëzimet tona respektive?! Ne në çdo vend që shkojmë ne futemi vetëm dy persona brenda. Ne i thamë qe ishim vetëm unë me Neritan Luiçajn për të depozituar kërkesën. Ne kemi dëshmuar se kemi protestuar paqësisht dhe me art. Unë e shikoj si një element frikë nga Ministria. Unë e shikoj si një element frike nga ana e Ministrisë, sepse nuk ka asnjë shpëtim më nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili do të zbatohet dhe është në favor të teatrit”, u shpreh Kalaja.

Adriana Kalaja bëri një sqarim dhe për kërkesën e tyre. Ajo tha se nuk kanë kërkuar që Ministria e Kulturës të marrë mbrapsht pronën e teatrit, por kanë kërkuar që teatri t’i rikthehet pronarëve që e kishin para Bashkisë së Tiranës.

“Dua të qartësoj një lapsus, pasi është thënë që ne kemi kërkur që Ministria e Kulturës të marrë mbrapsht teatrin. Nuk është e vërtetë. Pika e parë e kërkesës është rikthimi i pronës së teatrit, nga Bashkia Tiranës te pronari që e kishte. Kemi kërkuar marrjen në dorëzim, që Ministria e kulturës duhet të marrë pronën në ngarkimin e saj. Ata morën një vendim antiligjor me turravrap, megjithëse ju bë thirrje nga komuniteti europian që prisni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. KLSH doli në vendim tha pezullim të shembjes së teatrit deri në daljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Çdo shkelje e këtij vendimi, personat pergjegjës do të mbajnë përgjegjësi individuale. Jemi në rastin e shkeljes”, theksoi ajo.

“Këta nuk kanë as moral, as turp”, Elva Margariti u kyç derën përfaqësuesve të Aleancës, Mehdi Malkaj: Sot e mora vesh që qënkam krimineli i fundit në Tiranë

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re