19-vjeçarja Hygerta Meta ka treguar para gjykatës së si e vrau babanë e saj, Pëllumb Meta.

Ajo është shprehur e penduar për krimin, teksa ka dhënë detaje nga ngjarja.

Lexo edhe :Related Posts

E reja ka thënë se ajo kishte frikë se i ati do e vriste, pasi ajo kishte refuzuar për herë të dytë fejesën me një djalë që nuk e njihte.

“Të enjten na tha do ju vras pasi e refuzova për herë te dytë fejesën. Të shtunën e mendova. Erdhi babi hëngri drekë, u shtri dhe mora armën dhe ia tregova, por ai nuk u befasua. E qëllova! I thashë çohu në këmbë, më tha ik andej. E kisha vendosur, isha dy metra larg, në dhomë të ndenjes. Arma ishte në sirtar në dhomën e gjumit. Jam penduar, por s’ka kthim”, tha ajo. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re