Është zbardhur dëshmia e babait i cili goditi me biçak djalin e tij 15-vjeçar pas një sherri mes tyre.
Shpëtim Çuka ka rrëfyer se sherri me të birin nisi pasi ai nuk donte të shkonte në shkollë dhe rrinte në telefon.
Ai shtoi se kishte një biçak në dorë dhe më atë goditi të birin, pasi 15-vjeçari nuk e dëgjonte.
“Me djalin u konfliktova se nu k donte të shkonte në shkollë,unë i thoja ikë se vajti ora,ai rrinte në telefon.Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte,nuk donte të shkonte në shkollë.
I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, tha Shpëtim Çuka.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas të Korçës. 15-vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jaaht rrezikut për jetën.
“Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta”, njoftoi policia.
