Rudina Dembacaj ka marrë propozimin më të bukur për martesë nga Mark Frroku dhe i ka thënë “Po” përgjithmonë. Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

“I kishe menduar të gjjtha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të mē bëje kaq të lumtur sërish… As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Falemnderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë! P.S. I thashë PO!”, ka shrkuar Rudina duke treguar se porpozimin e ka marrë në datë 22 shtator.

Në fillim të këtij viti, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto përkrah tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rudina Dembacaj (@rudinadembacaj) on

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re