Ish-missi shqiptar, Almeda Abazi ishte e ftuar në emisionin “Ditë e re”, ku në intervistën përmes Skype, tregoi për marrëdhënien e saj me Tolgahanin dhe raportin me familjarët e saj. Almeda u shpreh se është shumë e lumtur që nëna e saj e bëri me vëlla pasi tani ai është një shok i mirë për Efehan, djalin e saj.

“Kur e mora vesh në fillim për mamin i thashë është rradha ime njëherë. Por mirë që është bërë pasi ai dhe Efehan do të rriten bashkë dhe e duan shumë njëri tjetrin që tani. Luajnë shumë me njëri tjetrin dhe besoj do vazhdojnë të jenë gjithmonë bashkë”, tha Almeda.

Vëllai i Almedës është vetëm 6 vjeç ndërsa Efehan 1 vjeç.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re