Deputeti Fidel Ylli në një intervistë për ‘Faxnews’, ka zbuluar se i ka thënë kryeministrit Edi Rama se Vorën do ta kthente në një forcë të parë dhe strategjia që ka përdorur është që ka dhënë premtime të realizueshme.

Më tej Ylli ka zbuluar se nuk ka qënë një nga 50 deputetët e Partisë Socialiste që kanë firmosur iniciativën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Megjithatë sipas Yllit mos votimi i partisë së Presidentit është një ‘ndëshkim’ për të.

Fidel Ylli:

Ramës dhe Veliajt i kisha thënë që Vorën do ta kthejmë forcë të parë. Ishte lënë pasdore jo vetëm nga bashkia po dhe nga të majtët që kishin qënë për 8 vite. Qëllimi im ishte të fitonte PS-ja, nuk më vjen keq që nuk fitova. Atë reform që iniciova në 2012 nga 18 miliardë, PS-ja bëri 35 miliardë.

Komiteti olipik është dicka që vjen me imzhin, menaxhon sportistët që nga veshja, trajtime ushqimore dhe kur të shkojnë në këto olipiada të dalin me dinjitet.

Nuk ishte e vështirë beteja në Vorë, unë nuk bëj premtime që si mbaj. Bëjë premtime që më thotë kryeministri dhe po si bënë i them ai si mbajti. Në 2021 në ato ditë me furtunë dhe shira atje nuk kishte drita për 6 orë.

Unë nuk kam qënë një nga firmëtarët për largimin e presidentit, kjo është një iniciativë për mendimin tim politike. Presidenti e mori atë që duhej nga qytetarët duke mos u votuar partinë që ai ka krijuar.

(R.G/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re