Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili  ndodhet në arrest shtëpie, edhe sot (28 janar)  ka mbajtur një fjalim nga ballkoni i shtëpisë, drejtuar mbështetësve të tij që ishin mbledhur poshtë pallatit.

Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Rama, ndërsa shprehet se sipas tij, “i tmerruar nga fjala, denoncimet e Sali Berishës, mendoi të shpëtojë prej tij duke e vendosur atë në arrest shtëpie”.

Sipas Berishës, rruga në të cilën mblidhen simpatizantët poshtë banesës së tij, është kthyer në rrugën e gjyqit publik të vjedhjeve të Edi Ramës.

Pjesë nga fjala e Berishës

Edi Rama i tmerruar nga fjala, denoncimet e Sali Berishës, mendoi të shpëtojë prej tij duke e vendosur atë në arrest shtëpie. Por krijoi me dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë të tjerë të cilët e shndërruan në ‘rrugën e Shpresës’, rrugën e gjyqit publik të regjimit.

Rrugën e gjyqit publik të vjedhjeve të Edi Ramës dhe suitës së tij. Rrugën e gjyqit publik të lidhjeve të tij me krimin.

Rrugën e gjyqit publik vjedhjeve të familjarëve të tij, të pasurimit të familjes së tij, të 16-fishimit të të ardhurave duke shfrytëzuar karrigen e tij. Të shpërdorimit dhe vjedhjes me qindra milionë eurove me djegësat, me sterilizatorët.

Të denoncimit të aferës prej miliarda euro të portit të Durrësit, të denoncimit dhe gjyqit publik për Edi Ramën, skandalin e tij ndërkombëtar me McGonigal.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re