Presidenti Ilir Meta ka reaguar për tërmetin e fortë që ka goditur Kroacinë duke shprehur solidaritet për përballimin e kësaj situate të vështirë për familjarët. Me anë të një shkrimi në Facebook, Meta thotë se Shqipëria do të jetë pranë Kroacisë me të gjitha kapacitetet e mundshme si partner strategjik.
Ilir Meta: I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre.
Pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë.
Nga tërmeti i fuqishëm, deri tani është raportuar se ka ndërruar jetë një vajzë 12-vjecare dhe janë plagosur disa të tjerë, por ende nuk është përcaktuar numri i saktë pasi vijojnë kërkimet në rrënoja.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
