Policia e Porgradecit ka vënë në pranga dy persona, të identifikuar si Gëzim Memelli, 68 vjeç dhe Enver Shaho, 46 vjeç pasi dyshohet që i kanë ushtruar presion një 40-vjeçari.

Më datë 20 Gusht, dyshohet se i bënë presion të nënshkruante një deklaratë noteriale me vlerë 500 mijë lekë.

Njoftimi i plotë: Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: • G.M., 68 vjeç, banues në Tiranë; • E.Sh., 46 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko