Dave Deda tregon për Fax News sorrollatjen që kanë ndeshur në spitale, pas infektimit të bashkëshortit të saj me Covid 19.
Bashkëshorti i saj u përkeqësua shpejt, e për pasojë humbi jetën, ndërkohë që janë përballur dhe me një situatë të paprecedentë.
Atyre iu është thënë nga spitali Infektiv se bashkëshorti kishte vdekur, disa orë pas shtrimit të tij në spital, edhe pse ai ishte në jetë, ndërsa tragjedia do të ndodhte disa ditë më pas.
Deda tregon se i shoqi i saj është shtruar të hënën në darkë, dhe në orët e para të mëngjesit iu është thënë që ai ka ndërruar jetë.
Por pasi kishin shkuar për të tërhequr trupin e pajetë, iu ishte thënë që ai ishte rikthyer sërish në jetë. Ajo apelon që familjarët të lejohen që të qëndrojnë pranë personave të shtruar në spitalin Infektiv.
“Burri ishte në këmbë, kur e pamë me skaner, i kishin prekur mushkëritë, morëm menjëherë gjilpëra, bombola oksigjeni me qera, nuk plotësohej me oksigjen.
Në datën 22 nuk e përballuam dot më, dhe e çuam me ambulancë në spital. Të gjitha analizat ja kemi bërë në privat, Covidi nuk do 1 milionë e 2 e 3, Covidi do miliona lekë, po u bëre me oksigjen, shpenzimet janë të papërballueshme.
Kisha për tiu shërbyer të tjerëve, se ishim 4 vetë me Covid. Na thanë ka vdek Ndreca, jo ka vdek na thanë, shkuam blemë kostumet, njoftuam njerëzit, morëm njerëzit nga të gjitha anët, po rrinim me orë të tëra xhenazenë.
I thanë vajzës, që është ringjall, i thamë pse na e bëtë këtë punë, na thanë që ishte nipi i Shullazit. Ne nuk e dimë se kush na e dha lajmin, porositëm edhe agjensinë funerale. Unë jam nipi i Shullazit, tha, ndoshta edhe nuk ka qenë.
Ajo ishte një tragjedi shumë e madhe. Nuk ka më keq se ti thuash burri ka vdek një njeriu, dhe më pas ti thonë që është gjallë, ishim duke i vendosur letrat në shtyllë.
Ngatërresë dokumentash thoshin, kujt shqiptari të mos i ndodhë kjo gjë, unë e kam kaluar Covidin edhe vetë pa e kuptu, burri kishte shumë shqetësime, 12 ditë qëndroi në shtëpi. Në krye të 48 orëve në spital ka kaluar në intubim, dhe të nesërmen ka vdekur.
Kemi kaluar të gjithë në një gjendje ankthi, kam një nip 6 muajsh dhe merrem me atë, ju uroj që të mos i ndodhë kujt, kurrë në botë”, shprehet Deda.
…
/faxweb
