Skip to content

I vdes babai një prej deputetëve, shtyhet mbledhja e grupit parlamentar në PD

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e cila ishte parashikuar të mbahej pasditen e sotme, është shtyrë për nesër në orën 09:00.

Burime bëjnë me dije se shkak për këtë shtyrje është bërë një humbje në familjen e deputetit Luçiano Boçi.

Mësohet se Boçi ka humbur të atin e tij. Në mbledhjen e grupit të PD-së do të diskutohej në lidhje me qëndrimin që do të mbajë opozita për presidentin.

Burime bëjnë me dije se shtyrja e mbledhjes së sotme, do të sjellë dhe mungesën e Enkelejd Alibeajt në mbledhjen që ka thirrur Taulant Balla në Kryesinë e Kuvendit.

Balla ftoi 3 krerët e grupeve parlamentare të opozitës, Alibeajn, Mesilda Dodën dhe Fatmir Mediun, për t’u konsultuar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat, bëri thirrje që opozita të dalë si një trupë e bashkuar në diskutimet për presidentin, dhe mbledhja e sotme e thirrur nga Balla mbetet në pikëpyetje nëse do të zhvillohet apo jo.

PD ndodhet mes dy zjarreve, në njërën anë Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit janë shprehur kundër negociatave me Edi Ramën, dhe nga ana tjetër Alibeaj është shprehur se do të ketë një qëndrim të unifikuar të deputetëve.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë