Skip to content

I vdes gruaja nga Covid-19, burri heq maskën e oksigjenit dhe ndërron jetë

112038844 de0ba59d ab79 4695 a38f 71f5c46ce892

Një çift të moshuarish vdiqën në të njëjtën ditë pas më shumë se 60 vitesh që ishin së bashku.

Bill Dartnall, 90 vjeç, hoqi maskën e tij të oksigjenit pasi mori vesh për vdekjen e gruas së tij Mary, 81 vjeç, e cila ishte gjithashtu e infektuar me koronavirus. Dartnall ka punuar si pastruesh oxhakësh në Southampton për më shumë se 40 vjet. Zonja Dartnall filloi të kishte shqetësime me shëndetin dhe u dërgua menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm Southampton dhe më pas rezultoi pozitive me koronavirus.

Disa ditë më vonë burri i saj pësoi një goditje në tru dhe u dërgua në të njëjtin spital, ku u zbulua se edhe ai ishte me Covid-19, njësoj si gruaja e tij.

Në fillim ajo paraqiti shenja përmirësimi, por më pas shëndeti i saj u përkeqësua dhe vdiq. Kur burri i saj e mori vesh, ai refuzoi oksigjenin dhe vdiq pesë orë më vonë. Ishte një tragjedi e dyfishtë për dy vajzat e çiftit, Rosemary dhe Ann.

“Kur e mori vesh që mamaja kishte ndërruar jetë, ai u përpoq ta tërhiqte maskën nga fytyra dhe e bëri të qartë se nuk dëshironte më oksigjen. Ai vdiq paqësisht në gjumë, disa orë më vonë”, thotë vajza e tij,  Rosemary.