Pas rastit të dy motrave të cilat denoncuan në Faxnews se babai i tyre Rifat Lalo nuk iu dha shërbimi i duhur në QSUT, një tjetër akuzë vjen për shefen e Infektivit, nga djali i neurologut Ali Kuqo i cili ndërroi jetë ditën e martë nga Covid-19.

Altin Kuqo, djali i neurologut ka akuzuar shefen e spitalit Infektiv, Najada Çomo se ka refuzuar të mjekojë babain e tij Ali Kuqo dhe për këtë ai disponon të gjitha provat.

Poshtë sqarimit të Ministrisë së Shëndetësisë mbi denoncimin e dy motrave, shihet komenti i Altin Kuqos i cili zbulon se babait të tij i është refuzuar shërbimi në spitalin Infektiv nga drejtoresha Najada Çomo.

“Babait tim profesor i nderuar i Neurologjise dhe ish mjekmi QSUNT dhe mua si mjek qe punoj ne QSUNT na u refuzua sherbimi prane spitalit Covid 1 nga shefja Najada. Dhe une disponoj te gjitha provat e refuzimit te sherbimit prej saj”– ka shkruar djali i mjekut të ndjerë.

 

Mjeku i njohur neurolog, Ali Kuqo ndërroi jetë ditën e martë nga Covid-19. Profesori i nderuar Kuqo ishte një nga neurologët më të mirënjohur shqiptarë, nga Tirana.

Largimi i tij nga jeta la pas shumë lot dhe dhimbje te familjarët dhe gjithë të dashurit. Ai ka jetuar në kryeqytet dhe ka mbaruar shkollën e mesme “Ismail Qemali”, e më pas shkollën e mjekësisë, duke u bërë një nga doktorët më të nderuar për komunitetin dhe pacientët e tij.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re